Lajmet e fundit

Ariana do të nderohet me “qytetare nderi” në Mançester.
Këngëtares 23-vjeçare do t’i jepet titulli, pas ndihmës me miliona funte për ata që u preken nga sulmi terrorist në Mançester, transmeton Klan Kosova.
Ariana organizoi koncertin për ndihma për të mbledhur para pasi 22 persona u vranë kur një bombë shpërtheu në koncertin e saj në Mançester Arena, në maj.
Rreth 50 mijë njerëz morën pjesë në koncert në stadiumin e vjetër të Trafford gjatë këtij muaji.
Justin Bieber, Coldplay, Katy Perry, Liam Gallagher, Miley Cyrus dhe Take That ishin ndër ata që performuan në këtë shfaqje, të cilën Grande e përfundoi me një interpretim të “Somewhere over the Rainboë”.