Lajmet e fundit

Janë përzgjedhur vetëm 15 vajza nga më shumë se 200 aplikante, të cilat do të jenë pjesë e garës për Miss Kosova 2016 më 7 shtator.
E veçanta është se në mesin e garuesve është edhe Camila Barraza nga Buenos Aires i Argjentinës.
Kjo është hera e parë që në një garë bukurie në Kosovë po garon edhe një 23 vjeçare nga Argjetina, njofton Klan Kosova.
Në këtë edicion ka konkurruar edhe italianja Alison Paloma e cila pas ngjarjeve të fundit në Itali ka anuluar pjesëmarrjen.
Temë kryesore e këtij edicioni është kampanja vetëdijsuese për kancerin e gjirit, kampanjë kjo e clia do të zgjasë 12 muaj.
Këtë edicion, Kosova do të kurorëzojë bukurinë e tokës dhe universit. Do të ndahen dy kurora, ajo e Miss Earth dhe Miss Universe.
Finalja do të mbahet më 7 Shtator ne televizionin Klan Kosova.