Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj ka treguar mbështetjen e saj për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Ajo ka postuar një kolazh prej tri fotografish në rrjetin social Instagram me një mbishkrim “Kosovo in UNESCO”, transmeton Klan Kosova.
Në këtë kolazh shihet këngëtarja duke kaluar një kohë të mirë në natyrën e bukur të vendit tonë.
Ndryshe, Argjentina Ramosaj ka qenë larg skenës muzikore tash e sa kohë pasi duket se ajo është përkushtuar ndaj “profesionit” të saj më të ri, atij të të qenit nënë.
https://instagram.com/p/929T8xTI1d/?taken-by=argjentinaramosaj