Lajmet e fundit

Këngëtarja Argjentina Ramosaj sapo i ka dhënë jetë një djali të cilin e ka quajtur Noa.
Shtatëzania e saj është përcjellë mjaft shumë nga mediat rozë, e lindja e Noa’s i mbushi faqet e tyre.
E Argjentina ka publikuar në instagramin e saj të parë së bashku me familjen e vogël të përbërë nga bashkëshorti Dukagjini dhe djali i saj që erdhi në jetë të mërkurën e javës së kaluar, me 22 korrik.
“E dua familjen time të vogël”, ka shkruar këngëtarja në instagram.
Këtë verë ajo nuk do të jetë aktive sa ç’ishte vitet e tjera sepse sigurisht vëmendjen dhe kohën e saj do ta marrë Noa.