Lajmet e fundit

Ardita Sinani është zgjedhur kryetare e Komunës së Preshevës, pas një seance dy orëshe në kuvendin komunal.
Ajo morri 22 vota nga këshilltarët e pranishëm, transmeton Klan Kosova.
Sinani vjen nga Partia për Veprim Demokratik në Preshevë kurse deri tash ka mbajtur pozitën e kryetares së kuvendit komunal.
“Kam kaluar shumë sfida që më kanë përgatitur ti bëjë ballë proceseve andaj me përgjegjësi do ta pranoj këtë detyrë dhe jam e sigurt se do ta kem të lehtë këtë detyre nëse kam edhe përkrahjen tuaj”, tha Sinani pas zgjedhjes kryetare e Preshevës.