Ardian Gjini ka shpallur kandidaturën për kryetar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Ramush Haradinaj, pasi njoftoi se vetë nuk do t'i hyjë më garës për drejtimin e partisë, transmeton Klankosova.tv.
Gjatë një konference për media, Gjini tha se punë e madhe është duke e pritur AAK-në në tre muajt e ardhshëm, atëherë edhe kur do të mbahet Kuvendi i partisë.
Pos tjerash, ai tha se ka qenë privilegj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që të udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
“Faleminderit për gjithçka, do të bëjmë krenar”, tha Gjini.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.