Lajmet e fundit

Kryetari i degës së AAK-së në Gjakovë, Ardian Gjini, ka treguar për programin e partisë së tij dhe partisë me të cilën janë në koalicion, PSD-në që kanë përgatitur për zgjedhjet e 6 tetorit.
“Koalicioni i AAK-së me PSD-në ka arritur që të harmonizojë programet dhe me nxjerrë një dokument që do të shërbejë si udhërrëfyes për ne”.
“Kapitulli i parë është shteti shtrirja e sovranizimit të shtetit që të mos lejohet që vendimmarrja me qenë jashtë Kosovës, me fokus të veçantë që do të jetë për anëtarësim në BE dhe NATO”.
”Kapitulli i dytë është ekonomia. Masat fiskale do të ndryshohen, koncepti i shtrirjes së taksambledhjes që do të sillte më shumë buxhet”.
“Kapitulli i tretë është drejtësia. Këtu nuk hyn vetëm sistemi gjyqësor, por me të nënkuptohet edhe ndërtimi i skemave. Drejtësi është edhe pranimi në universitet, drejtësi nënkupton edhe lufta kundër korrupsionit”.
“Kapitulli i katërtë mirëqenia. Do të rregullojmë skemat sociale, do të rritet mirëqenia e qytetarëve, sigurime sociale të të gjitha llojeve. Në modelin që kemi nxjerrë do ta lehtësojë barrën e shtetit për skemat sociale dhe do të krijojë lehtësira për kategoritë sociale”.
Gjini në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës ka thënë se nuk kanë asnjë problem me partinë në koalicion, PSD-në, pavarësisht orientimeve të tyre të kundërta.
“Te modeli i qeverisjes AAK-ja dhe PSD-ja do ta ndjekim pastër modelin të cilin Qeveria Haradinaj e ka propozuar si ligj për Qeverinë, pavarësisht që ky ligj s’është votuar, por modelin konkret do të ndjekim. Ne jemi në një situatë të mirë si koalicion edhe pse AAK është e djathtë dhe PSD e qendrës së majtë, ne s’kemi pasë asnjë problem në lidhje me këtë në harmonizim të programeve. Arsyeja për këtë është se nevojat e qytetarëve të Kosovës nuk ndahen në të djathta dhe të majta”.
“Por te sistemi i qeverisjes kemi zero problem njëri me tjetrin”.
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/681361775696677/?__xts__[0]=68.ARCglXyoSWx7kNqYYxJNMw9LsRq7C5BV-_pSP-ogyq3wAP6plJxO8_0IHrJ96ueb9mM2kjrwZ9HYb4q0-87QXDE6AsMWcxqqaiEHnqxzBUz1_F3yzWtrOU_OUy3_QuHTLMfNWH3HgyI0YCJ5uipdNS6iXb-ahn6W2QYi_FFgh_mOXumfsp641f_keE18xxUWOzAQBABMmiYKerjIJMIf5No_ljYeuAemzKFLpnKlO5LOOzqP_MKcj84dIb-tJ2MQYMcyqFACnrP1aaxiw4n-QvDAwwbfUPp8w5kVGV5H4aVEfp0w3Yl-AxsEYsfvXq-WbLUmjmaI2dQKYj1chUyc6myfGclAUFVyWZIplA&__tn__=-R