Lajmet e fundit

Një grup i arbëreshëve të Kroacisë, përfshirë studentë e nxënës, kanë vizituar Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë.
Ata u pritën nga Ipeshkvi i Kosovës Don Lush Gjergji, i cili i informoi për së afërmi me Katedralen “Nënë Tereza”, raporton Ekonomia Online.
Drejtoresha e shkollës fillore të Arbanasit të Zarës, Jasmina Manteshi, u shprehë e lumtur për vizitën në Kosovë dhe Shqipëri.
“Po ia kthejmë vizitën presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, pasi ai na vizitoi vitin e kaluar, dhe jemi të kënaqur për vizitën tonë në Shqipëri dhe Kosovë”
Më pas ky grup do të zhvillojë vizitë edhe në Ministrinë e Diasporës dhe Muzeun Kombëtar./EO/