Futbollisti kosovar, Arbër Zeneli, ka shënuar golin e tij të parë për skuadrën franceze, Reims.
Këtë gol futbollisti 23 vjeçar e ka realizuar kundër skuadrës Montpellier në kuadër të Liga 1, transmeton Klan Kosova.
Fillimisht Zeneli ka asistuar për Oudinin në minutën e 27-të për të barazuar rezultatin në 1:1.
Ndërsa në minutën e 47-të ai u caktua për të gjuajtur nga penaltia dhe për të çuar në epërsi skuadrën e tij.
Mirëpo vetëm tetë minuta më pas, skuadra Montpellieri ka arrit që ta barazojë rezultatin në 2:2.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.