Lajmet e fundit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar sot Arbër Vllahiun për zëdhënës të Qeverisë së Kosovës.
Ish-gazetari dhe njëherësh ish-këshilltari i ish-presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu është njëkohësisht këshilltar politik i Kryeministrit Haradinaj.
Vllahiu i është bashkuar zyrtarisht Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK në maj të këtij viti, njofton Klan Kosova.