Lajmet e fundit

Arbër Vllahiu, këshilltar i kryeministrit, Ramush Haradinaj është propozuar nga Qeveria e Kosovës që të jetë i ngarkuar me punë diplomatike në Pragë të Çekisë.
Në lidhje me këtë ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se janë vonuar në këtë emërim dhe ka kërkuar nga presidenti që të bëjë dekretimin e Vllahiut.
Pos kësaj, ekzekutivi në mbledhjen e sotme ka vendosur që të pezulloj përkohësisht vendimin për rritje ta pagave të zyrtarëve qeveritar.
Kryeministri, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ky vendim do të pezullohet derisa Gjykata Kushtetues të dalë me qëndrim rreth kërkesë së 30 deputetë të Kuvendit.