Lajmet e fundit

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka votuar në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Vitia kandidon nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klankosova.tv.
Ish ministri i shëndetësisë u shoqërua nga bashkëshortja e tij.
"Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë sapo ushtrova të drejtën e votës", u tha Vitia mediave.
"Pas një fushate të gjatë dhe fer, sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe jetët tona".
"Sot flasin qytetarët, dhe është e rëndësishme që qytetarët që sot të zgjedhin atë që mendojnë".
"Unë i ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin qytetarët, aq më i fortë është verdikti".