Lajmet e fundit

Mbretëria e Arabisë Saudite e ka mirëpritur njohjen e Republikës së Kosovës nga Republika Arabe e Sirisë.
Në një postim të presidencës në Facebook, thuhet se Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, LTM Mohammed bin Salman, zhvilloi në Riad një takim trepalësh mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentit sirian Ahmed al-Sharaa.
Pas këtij takimi, Siria shpalli njohjen e Kosovës, një vendim që, sipas Arabisë Saudite, do të forcojë bashkëpunimin dypalësh dhe do të kontribuojë në paqe, stabilitet dhe mirëqenie për të dy popujt, përcjell Klankosova.tv.
“Arabia Saudite e mirëpret këtë vendim historik të qeverisë siriane”, duke theksuar se “njohja e Kosovës do të forcojë bashkëpunimin dypalësh dhe do të kontribuojë në paqe, stabilitet dhe mirëqenie për të dy popujt.
“Mbretëria riafirmon përkushtimin e saj për nxitjen e dialogut, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përparimit të përbashkët në mbarë botën”, shkruhet në postimin e presidencës. /Klankosova.tv