Lajmet e fundit

Ishte një iniciativë inkurajuese për një shtet i cili nuk njihet që ka ndonjë platformë publike për gratë.
Mirëpo kur Arabia Saudite bëri inaugurimin e këshillit të grave në provincën al-Qassim, duket që kanë harruar një gjë. Gratë.
Në fotografitë e publikuara për të shënuar takimin e parë të Këshillit të Grave në Qassim, shihen 13 burra në skenë, e asnjë grua.
Gratë siç duket ishin në një dhomë tjetër, të lidhura përmes një videoje.
Këto fotografi në të cilat dominojnë burrat janë duke qarkulluar nëpër rrjetet sociale që nga takimi i së shtunës, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.