Lajmet e fundit

Arabia Saudite ka formuar një koalicion me 34 shtete myslimane – duke përfshirë edhe fuqitë si Egjipti dhe Turqia – që të koordinohen për një luftë kundër organizatave anti-terroriste, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Kjo aleancë është bërë e ditur nga Mohammed Bin Salman, ministri i mbrojtjes dhe zëvendës princi i Arabisë Saudite.
Vendet arabe si Katari dhe Unioni i Emirateve të Bashkuara do t’i bashkohen këtij koalicioni, e po ashtu edhe shtetet e Lindjes së Mesme, Azisë dhe Afrikës, duke përfshirë edhe Turqinë, Pakistanin, Malajzinë dhe Nigerinë.
Rivalet regjionale të Arabisë Saudite janë përjashtuar nga kjo aleancë, pavarësisht faktin se këto shtete e kanë armikun e përbashkët: Shtetin Islamik.