Lajmet e fundit

Fluturimet e brendshme brenda Arabisë Saudite do të rifillojnë të dielën, thonë autoritetet e aviacionit të vendit.
Fluturimet janë pezulluar që nga 21 marsi për shkak të pandemisë së Covid-19.
Vendi do të fillojë të lehtësojë gradualisht kufizimet e tij pandemike këtë javë dhe pret që deri më 21 qershor shtetrrethimi mund të përfundojë plotësisht.
Megjithatë, qyteti i Mekës, shtëpia e një prej vendeve më të rëndësishme të botës myslimane, do të mbetet nën shtetrrethimi për më gjatë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.