Autoritet e Arabisë Saudite, e kanë arrestuar një burrë, i cili e ka qëlluar me armë doktorin që i kishte ndihmuar gruas së tij të lindte, me arsyetimin se një doktoreshë grua do të duhej të asistonte në lindje.
Doktori Muhannad Al Zabn, kishte asistuar në lindjen e bebes në prill të këtij viti në Spitalin e Mbretit Fahat në Riad, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova.
Babai i bebes, i kishte përcjellë falënderimet doktorit dhe i kishte kërkuar të takoheshin ën spital, për t’ia shprehur mirënjohjen personalisht për punën që kishte bërë.
Dyshja e kishin lënë të takohen në kopshtin e spitalit për të folur për ardhjen në jetë të fëmijës së tij, kur burri kishte nxjerrë armën dhe e kishte qëlluar doktorin duke e lënë të lënduar rëndë.
Ai ishte larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, mirëpo policia saudite e kishte arrestuar më vonë.
Doktori menjëherë është përcjellë në shërbimin intensiv të spitalit, derisa gjendja e tij të bëhet më stabile.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.