Lajmet e fundit

Për herë të parë në historinë e Arabisë Saudite, pjesëmarrëse në zgjedhjet komunale do të jenë edhe gratë.
Zyrtarët e Mbretërisë, këtë gjë po e cilësojnë si një “arritje të rëndësishme drejt një shoqërie të barabartë”.
Sipas gazetës saudite, Jamal Al-Saadi dhe Safinaz Abu Al-Shamat janë bërë dy gratë e para që janë regjistruar si votuese në gjithë historinë e vendit, transmeton Klan Kosova.
Regjistrimi i votuesëve zgjatë 21 ditë, mirëpo Shamat është shprehur se ajo dëshironte të ishte gruaja e parë që do regjistrohej për votim.
Ajo gjithashtu të drejtën e grave për të marrë pjesë në zgjedhje, e përshkruan si një detyrim kombëtar.
Aktivistët për të drejtat e njëriut, këtë veprim e kanë shikuar si një progres, mirëpo sipas tyre ka ende shumë punë deri te të drejtat e barabarta në mes të dy gjinive.