Lajmet e fundit

Kompania AR Katana ka vazhduar me kontigjentin e katërt të ndihmave për familjet në nevojë të Gjilanit
“Falënderoj Muhamet Ajrullahun dhe kompaninë AR Katana që edhe sot jep donacion për Komunën e Gjilanit, që përfshihen mjete higjienike, medicinale e pako për familjet në nevojë, për ta përballuar këtë situatë jo të lehtë për të gjithë qytetarët. Gjithmonë thuhet “miku i mirë në ditë të vështira’ dhe Muhameti ka qenë njëri nga donatorët e vazhdueshëm edhe para pandemisë, duke i bërë disa familje me kulm mbi kokë”, ka deklaruar pas vizitës aty, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Falë përsonelit shëndetësor dhe emergjencave civile, numri i të prekurve po bie. Pra, numri bie nëse vazhdojmë të vetëpërmbahemi, t’i përdorim mjetet higjienike dhe ta kemi kujdesin maksimal”, shtoi ai.
Ndërkaq, pronari i kompanisë AR Katana, Muhamet Ajrullahu, e ka përgëzuar kryetarin Haziri për angazhimin në ndihmë qytetarëve, duke uruar që t’i përmabhemi kërkesave të OBSH’së, dhe ka falënderuar të gjithë mjekët, ifektologët, epidemiologët, policinë dhe zjarrfikësit për punën e madhe.
“Sot kemi ndarë për institucionet 500 litra dezinfektues, disa qindra mantelë për mjekët, dorëza e pako ushqimore. Pas një jave do t’i shpërndajmë 100 pako ushqimore dhe Pesëmijë kilogramë miell”, ka bërë të ditur Ajrullahu.