Lajmet e fundit

Plani komunal zhvillimor 2016-2024 për komunën e Vushtrrisë është aprovuar me 16 vota “për” dhe 3 “abstenim”, përderisa një pjesë e opozitës lëshoi sallën kur i erdhi radha votimit.
Megjithatë ky plan nuk kaloi pa diskutime, njofton Klan Kosova.
Më së shumti polemika e diskutime ngjalli pika e tetë e rendit të ditës, e cila në bazë të planit segmenti tetë është paraparë zonë e gjelbëruar, megjithëse ka pronar faktik kompaninë ‘’Emona’’.
Kjo e fundit deri më tash nuk u lejua nga Komuna e Vushtrrisë të ndërtojë qendrën tregtare në këtë parcelë prej 1 hektarë e 50 ari.