Lajmet e fundit

Një klasë e re revolucionare e ilaçeve kundër kancerit që mund të trajtojë një gamë të gjerë të tumoreve është miratuar për përdorim në Evropë për herë të parë.
Ilaçet tumore-agnostike nuk kanë parasysh se ku rritet kanceri në trup përderisa kanë një anomali specifike gjenetike brenda.
Mjekët në Mbretërinë e Bashkuar që testuan ilaçet thanë se ato ishin "një gjë me të vërtetë tërheqëse".
Ata thanë se qasja kishte potencialin për të kuruar më shumë pacientë dhe për të ulur efektet anësore.
Ilaçi që është aprovuar quhet larotrectinib.
Charlotte Stevenson, një dyvjeçare nga Belfasti, ishte një nga pacientët e parë që përdori ilaçin e ri. Ajo ishte e diagnostifikuar me fibrosarkomë infantile, kancer i indit lidhës të trupit.