Lajmet e fundit

Komisioni për Punë të Jashtme, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga nënkryetarja e këtij komisioni Teuta Rugova ka shqyrtuar Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës.
Rugova ka theksuar se projektligji në fjalë është proceduar në Kuvend më 15 shtator të këtij viti dhe se ai u është shpërndarë deputetëve.
Ajo ka sqaruar se se kur të hyjë në fuqi ky projektligj, do të shfuqizohet Ligji për MPJ-në dhe Shërbimin Diplomatik të Kosovës, së bashku me ligjin për plotësimin dhe ndryshimin e tij, si dhe ligji për shërbimin e jashtëm të Kosovës.
Pas shprehjes së vlerësimeve pozitive për këtë projektligj anëtarët e Komisionit e kanë miratuar atë në parim, transmeton Klan Kosova.