Lajmet e fundit

Komisioni për Buxhet dhe Financa, i kryesuar nga kryetari, Naser Osmani, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilen u shqyrtua buxheti i komunës së Kllokotit për vitin 2016, propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës për shkarkimin e anëtarit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, raporti i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2015, si dhe plani i punës së Komisionit për vitin 2016.
Zëvëndesministri i Financave, Agim Krasniqi, paraqiti buxhetin e Komunës së Kllokotit,i cili u riaprovua me vonesë, me datën 29 janar, duke cekur që ky buxhet është në përputhshmëri me qarkoren buxhetore të Ministrisë së Financave.
Më pas, Komisioni miratoi buxhetin, me rekomandimin që ai të pasqyrohet në tabelat buxhetore për vitin 2016, transmeton Klan Kosova.