Lajmet e fundit

Gjigandi teknologjik Apple ka konfirmuar se i ka ndalur të gjitha shitjet e produkteve në Rusi.
Apple tha se kjo vjen si përgjigje ndaj sulmeve ruse ndaj Ukrainës.
“RT News dhe Sputnik News, dy burime shtetërore të medias, nuk do të jenë gjithashtu të disponueshme jashtë Rusisë”, thuhet në njoftimin e Apple, transmeton Klankosova.tv.
Ata gjithashtu konfirmuan se do t’i kufizojnë përdorimet e Apple Pay dhe shërbimeve të tjera në Rusi.