Apple ka shitur më pak iPhone krahasuar me tre muajt e parë të vitit të kaluar, kanë bërë të ditur nga kjo kompani në bazë të rezultateve të fundit.
Kompania nga Kalifornia, e cila do të publikoj një telefon të ri gjatë këtij vitit, ka shitur 50.8 milionë iPhone, 1% më pak se viti i kaluar.
Ndërsa aksionet e Apple kanë rënë për pothuajse 2%, kjo pasi shënoi rekordin më të lartë të pritshmërisë së rezultateve.
Apple ka raportuar rritje prej 4.6% në të ardhurat e të gjithë kompanisë.
Edhe pse kjo kompani përjetoi rënie në shitjen e iPhone, në të ardhurat e përgjithshme vazhdon të ketë rritje, kjo pas shitjeve të iPhone 7 Plus i cili është më i shtrenjtë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.