Lajmet e fundit

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se procesi për punën e krijimit të asociacionit është një hap pozitiv, njofton Klan Kosova.
Në një konferencë për shtyp, Apostolova tha:
“Çështja e rëndësishme është që procesi për krijimin asociacionit të fillojë ku do të jetë një dialog mes Kosovës dhe Beogradit. Formati e statusi do të dakordohet nga të dy palët. 20 prilli është përmendur si datë, por bisedat tona me listën serbe kanë bërë të qartë që ky do të jetë vetëm një hap, ajo që ka ndodhur me vendimin e Kryeministrit Haradinaj për të filluar me krijimin e statutit, është një hap pozitiv”.
“Dialogu është esencial nëpërmjet dy palëve”.