Lajmet e fundit

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian, Nataliya Apostolova, tha se Kosova është vonuar në implementimin e reformave, prandaj edhe duhet që të përshpejtohen punët deri në shtator,
Ajo në mbledhjen e Qeverisë ku prezantoi Agjendën e Reformave Evropiane (ERA), perspektiva dhe sfidat, shtoi se është shumë e rëndësishme që institucionet të zënë hapin deri në fund të vitit në përmushjen e kritereve të kërkuara nga BE.
“Ju e keni humbur një vit. Në mënyrë që ta kompensoni komisioni ka vendos mes shty afatit e implementimin. Para shtatorit 2018 kështu që imazhi i Kosovës është një partneritet i vërtet me i plotësuar kriteret është në rrugë të mirë, por aktualisht duhet të përballemi me realitetin tjerë”.
“Është shumë e rëndësishme që të kapni këtë mundësi deri në fund të vitit. Ne nuk dimë se kush kanë me qenë komsionerët e rinj. Ju keni presidentin Juncker që është prej politikaneve kryesor dhe keni komisionarin Hahn që është mik shumë i mirë i Kosovës. Mos e humbni këtë mundësi”.