Lajmet e fundit

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova ka reaguar pas heqjes së taksës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina.
Ajo në një postim në Twitter shkruan se marrëdhëniet e mira midis fqinjëve janë thelbësore për të luftuar pandeminë COVID-19.
Apostolova njëherit ka shpërndarë edhe deklaratën e kryediplomatit evropian, Josep Borrell ku ai e cilëson si vendim të rëndësishëm heqjen e taksës.
"I lumtur që pa vendimin për heqjen e plotë të tarifave nga qeveria në detyrë e Kosovës për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja. Ky është një vendim i rëndësishëm. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor si dhe ruajtja e fluksit të mallrave, veçanërisht në kohën e krizës # COVID19", kishte shkruar Borrell, transmeton Klan Kosova.