Lajmet e fundit

Gjykata e Apelit duke vendosur ne bazë të ankesave te palëve, ka ulur dënimet për një grup të akuzuarish, në të ashtuquajturin rasti “Rolex”.
Kështu të akuzuarin A.S., i cili nga gjykata e shkallës se parë ishte dënuar me 12 vjet burgim dhe 12 mijë e 500 euro gjobë, për veprën penale krim i organizuar nga neni 283 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me veprën penale të grabitjes, nga neni 329, i të njëjtit kod, Apeli e gjykoi me 8 vjet burgim dhe 8 mijë euro gjobë.
Të akuzuarit G.A. dhe Rr.A. dhe E.G., të dënuar secili veç e veç nga gjykata themelore, për të njëjtat vepra, me nga 11 vjet burgim dhe 12 mijë e 500 uro gjobë, Gjykata e Apelit i dënoi me nga 7 vjet burgim dhe nga 7 mijë euro gjobë.
Ndërsa të akuzuarin H.G., i cili ishte gjetur fajtor për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armeve, për te cilën vepër ishte dënuar me 3 vjet burgim, kjo gjykatë e dënoi me 2 vjet burgim, transmeton Klan Kosova.