Lajmet e fundit

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurës S.T., kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të datës 26.01.2018.
Me anë të këtij te fundit, gjykata e shkalles së parë, i ka refuzuar si të pa bazuara kërkesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, në rastin e të pandehurve S.T., F.T. dhe G.Sh.
Kjo e para, po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Pejë, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Asgjësim apo fshehje e materialit arkivor” si dhe “Falsifikim të dokumentit zyrtar”, njofton Klan Kosova.
Mbi të akuzuarin F.T., sipas aktit akzues të prokurorisë, rendojnë këto vepra penale të parapara më anë të KPRK-së : “Mashtrim” , “Ushtrim i ndikimit”, “Falsifikim i dokumenteve ”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armëve” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve” .
Ndërsa G.Sh, akuzohet vetëm për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” .
Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës së parë, ka vepruar drejtë, kur e ka refuzuar kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave, dhe se më shqyrtimin e shkresave të lëndës dhe gjendjes faktike, drejt ka gjetur, dhe në menyrë të plotë, ka arsyetuar se akti i prokurorisë, është mbështetur në prova dhe në ligj.