Lajmet e fundit

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin e tre shtetasve të Kosovës për kryerjen e veprës penale "bashkim ose pjesëmarrje në ushtri apo polici të huaj", njofton Klan Kosova.
Në këtë mënyrë është rrëzuar kërkesa e dy avokatëve të ankuesve për ulje të dënimit, ndërsa ajo e avokatit të tretë është gjykuar si e palejuar.
Me aktgjykim të shkallës se parë i akuzuari T.I., ishte dënuar me dy vjet e katër muaj burgim, i akuzuari I.Z, dy vjet e gjashtë muaj dhe e akuzuara N.Z. po ashtu dy vjet e gjashtë muaj.