Lajmet e fundit

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 12.02.2018, sipas të cilit ishte refuzuar kërkesa e prokurorisë për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarve Zh.J. dhe D.M.
I pari po dyshohet për veprat penale ''Manipulim me prova'' dhe ''Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve''. Ndërsa i dyti për veprën penale ''Manipulim më prova'', njofton Klan Kosova.
Kolegji penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, gjeti se ankesa e prokurorisë kundër vendimit të shkallës së parë është e pa bazuar, pasi që gjykata themelore, drejt ka vepruar kur ka refuzuar propozimin e prokurorisë për caktimin e paraburgimit, ndaj të pandehurve, ngase nuk ka ofruar prova bindëse, që do të arsyetonin pretendimin se pse është i nevojshëm paraburgimi në këtë fazë të procedurës, njofton Klan Kosova.
Gjithashtu, kjo gjykatë, vlerëson se në rastin konkret, nuk janë plotësuar kushtet ligjore të parapara në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.