Lajmet e fundit

Katër aktivistët e Vetëvendosjes të shpallur fajtor për sulmin në Kuvendin e Kosovës në gushtin e vitit 2016 dolën para kolegjit të Apelit.
Avokatët mbrojtës të Frashër Krasniqit, Atdhe Arifit, Egzon Halitit e Adea Batushës paraqitën pretendimet ankimore në Gjykatën e Apelit duke kundërshtuar dënimet e 17 nëntorit të vitit të kaluar, njofton Klan Kosova.
Pasi gjyqtari referues e tha fjalën e tij, prokurori Xhevdet Bislimi kërkoi dënime më të ashpra për të dënuarit e shkallës së parë.
Kronikë e zgjeruar nga Merita Neziri.