Lajmet e fundit

Gjykata e Apelit ka njoftuar edhe zyrtarisht për vendimin e djeshëm për dënimet e ndërmarra në rastin "Drenica 1".
"Më 15 shtator 2016, një trup gjykues i Gjykatës së Apelit i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar kosovar vendosi për ankesat e avokatëve mbrojtës dhe për ankesën e Prokurorit Special të parashtruara kundër Aktgjykimit të nxjerrë nga Gjykata Themelore e Mitrovicës në të ashtuquajturin rasti ‘Drenica I’. Paneli i apelit rrjedhimisht e ka ndryshuar këtë aktgjykim".
" Ankesat e parashtruara në emër të pandehurve janë pranuar pjesërisht dhe në përputhje me këtë janë ndryshuar edhe aktgjykimet përkatëse: I pandehuri S.L. është dënuar me 7 (shtatë) vjet burgim".
"Duke i marrë parasysh dënimet e shqiptuara më përpara në rastin e njohur si ‘Drenica II’, të datës 14 shtator, 2016: Të pandehurit S.S. i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim".
"Të pandehurit J.D i është shqiptuar një dënim i përgjithshëm prej 7 (shtatë) vjet burgim. Pjesët tjera të aktgjykimit janë vërtetuar", thuhet në njoftimin e kësaj gjykate, transmeton Klan Kosova.