Lajmet e fundit

Gjykata e Apelit ka liruar nga akuza kryetarin e Parteshit, Dragan Nikoliq. Ky i fundit me 16.tetor të vitit të shkuar ishte dënuar më 6 muaj burgim më kusht, nga ana e Gjykatës Themelore në Gjilan, si fajtor për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”
Apeli vlerëson se në bazë të gjendjes faktike të vërtetuar në shkallë të parë, rezulton se në veprimet e të akuzuarit, D.N., të cilat i kishte ndërmarrë në cilësi të kryetarit të komunës së Parteshit, nuk përmbushen elementet e veprës penale, në fjalë.
Duke pasur parasysh gjendjen faktike të vërtetuar në këtë çështje penale-juridike, kjo gjykatë vlerëson poashtu se nuk është e nevojshme procedim i mëtutjeshëm i provave të reja, me qëllim të vërtetimit të fakteve të tjera, apo për shqiptimin e fakteve ekzistuese, andaj, në praninë e fakteve të vërtetuara për aplikimin e drejtë të ligjit penal, kjo gjykatë nxjerrë konkludim tjetër nga ato që ka aprovuar gjykata e shkallës së parë, transmeton Klan Kosova.