Lajmet e fundit

Gjykata e Apelit ka liruar këtë të mërkurë nga burgu drejtorin e degës së Tatimeve të Tiranës, Androkli Kokthi.
Trupa gjyqësore ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj Kokthit, nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie".
Gjithashtu, togat e zeza të Apelit e kanë cilësuar si të paligjshëm ndalimin e drejtorit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Konkretisht, Kokthi akuzohet se në 16 raste u ka kthyer mallrat e sekuestruara bizneseve, në këmbim të parave, raporton Top Channel.