Lajmet e fundit

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të pandehurit Zahir Bajrami, ish-zyrtar i financave në Zyrën e Kryeministrit si dhe djalin e tij A.B.
I pari po dyshohet nga ana e prokurorisë për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar, ndërsa i dyti për mashtrim
"Në këtë mënyrë kolegji i kësaj gjykate ka refuzuar si të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 11.02.2017".
"Sipas vlerësimit të kësaj gjykate pretendimet e bërë në ankesa nuk qëndrojnë, ngase nga shkresat e lëndës rezulton se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit janë kryes të veprës penale për te cilën po dyshohen, ndërsa gjykata e shkallës se parë ka dhënë mjaft arsye për caktimin e kësaj mase", njofton kjo gjykatë, transmeton Klan Kosova.