Lajmet e fundit

Gjykata e Apelit e ka lëshuar aktgjykimin lidhur me lëndën Medikus – klinikë mjekësore, disa nga pjesëtarët e të cilës janë akuzuar për trafikim me qenie njerëzore – duke bërë të ditur se e ka vërtetuar dënimin e të pandehurve Lufti Dervishi dhe djalit të tij, Arban Dervishi për Krim të organizuar, lidhur me Trafikimin me njerëz.
Në kolegjin e përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një gjyqtari vendor, është dënuar edhe S.H për krim të organizuar dhe trafikim me njerëz.
Veprat në fjalë janë kryer në Klinikën Medicus, në të cilën gjatë gjithë vitit 2008 janë kryer transplantime të shumta të kundërligjshme të veshkave, transmeton Klan Kosova.
Gjykata e Apelit ka konstatuar se, megjithëse bastisja policore e kryer në Klinikën Medicus ka qenë e kundërligjshme, prapë mbeten prova të mjaftueshme se në të janë kryer shtatë transplantime të kundërligjshme të veshkave.
Të pandehurit Lutfi Dervishi dhe Arban Dervishi janë dënuar me nga tetë vjet burgim, ndërsa S.H pesë vjet burgim.
Gjithashtu, siç bë të ditur Apeli Lutfi Dervishti i është ndaluar ushtrimi i profesionit të urologut në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh, ndërsa të pandehurit S.H. i është ndaluar shtrimi i profesionit të anesteziologut në kohëzgjatje prej një (1) viti.