Lajmet e fundit

Gjykata e Apelit e Kosovës, ia ka vërtetuar dënimin prej 10 muaj burgim më kusht kryetarit të Komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiq, i cili më 3 shkurt të vitit 2014, kishte shkelur detyrën zyrtare, duke e larguar nga puna drejtorin e shkollës fillore “Marko Rajkoviq” në fshatin Vërbovc
Kjo gjykatë njofton se kolegji penal i saj i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e prokurorisë dhe avokatit mbrojtës kundër aktgjykimit të nxjerrë nga ana e Gjykatës Themelore- DKR në Gjilan, me 14.11.2016.
"Apeli gjeti se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejtë gjendjen faktike, nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar drejtë ligjin penal".
Po ashtu, kjo gjykatë vlerëson se nuk qëndrojnë as pretendimet e mbrojtësit për dënim më të butë ngase gjykata e shkallës së parë drejtë ka vlerësuar rrethanat e kryerjes se veprës penale si dhe ka marrë parasysh rregullat e përgjithshme për matje te dënimit, transmeton Klan Kosova.