Lajmet e fundit

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit prej dy muajsh ndaj të dyshuarës Vahide Badivuku.
Me këtë vendim kolegji prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokates mbrojtëse, duke vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 22.09.2015.
Badivuku dyshohet për kryerjen e veprave penale ” Marrje e ryshfetit” si dhe” Keqpërdorim i pozitës zyrtare".