Lajmet e fundit

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla dhe të akuzuarit tjerë në rastin 'Toka' do të mbrohen në liri.
këtë lajm e ka bërë të ditur avokati i tij, Tomë Gashi me anë të një postimi në llogarinë e tij ën Facebook.
"Zotni Azem Syla,do të mbrohet në liri deri në përfundim të procedurës penale në rastin ..Toka..
Sot gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorit të EULEX-it me të cilën ankesë ai ka kërkuar që z. Azem Syla , z.Hajrulla Berisha dhe z.Nuhi Uka të rikthehen në paraburgim pas lirimit të tyre më 25 gusht 2016"
"Gjykata e Apelit ka konsideruar se nuk ka asnjë arsye ligjore që të ndryshohet aktvendimi me të cilin ata janë liruar nga paraburgimi, dhe tani vendimi është i plotfuqishëm apo i formës së prerë.
Daja dhe të tjerët do të mbrohen nga liria në këtë çështje penale", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova .