Lajmet e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka shënuar Ditën Botërore të Shëndetit me moton "Planeti jonë, Shëndeti jonë", me qëllim të vetëdijesimit për shëndetin dhe ambientin.
Ku për këtë u mblodhën akterët kryesorë.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, tha se ministria ka filluar procedurat për hartimin e strategjisë së re sektoriale shëndetësore, dhjetë vjeçare, ku do të adresohen edhe aspektet e përmirësimit të indikatorëve shëndetësorë, njofton Klan Kosova.
Edhe nga Ministria e Mjedisit u tha se ky mandat do të ndërlidhet me punët të cilat ndikojnë në përmirësimin e shëndetit publik.
Krye-epidemiologu, Naser Ramadani, tha se popullata e Kosovës është e mbrojtur me një mjedis të sigurt, madje edhe me një sistem shëndetësorë të qëndrueshëm.
Ky institucion u vizitua edhe nga deputetët e Komisionit për Shëndetësi, ku u bë me dije se janë mbi 800 mijë vaksina antiCOVID në stok dhe të njëjtit bën thirrje për imunizim.