Lajmet e fundit

Mbrëmë është mbajtur nata finale e festivalit "Kënga Magjike", me ç'rast kënga që triumfoi ishte e këngëtares Anxhela Peristeri me titull "E çmendur", transmeton Klan Kosova.
Plot 20 artistë performuan në natën finale të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
Me këtë rast këngëtarja përmes llogarive në rrjetet sociale ka falënderuar të gjithë që kontribuuan në këtë sukses personal.
"Faleminderit të gjithë kolegëve që më votuan dhe i gjithë publiku që e pëlqyen dhe e duartrokitën fort!
Ky projekt është më i rëndësishmi i jetës time dhe faleminderit shumë kori i Liceut Artistik. Faleminderit familja ime dhe të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar pran. Ju dua të gjithëve", ka shkruar në Instagram, Peristeri.
Vendin e dytë e fitoi Elhaida Dani me këngën e saj "E ngrirë", ndërsa vendi i tretë shkoi për Fifin dhe këngën e saj shumë të suksesshme, "Zhurmë".
https://www.instagram.com/p/Bcf_hSUnyX0/?taken-by=anxhelaperisteriofficial_