Lajmet e fundit

200 fëmijët llapjan të cilët ishin paraparë që të bëhen synet nuk u trajtuan kësaj të hëne.
Operacioni ishte paraparë të kryhej nga gjashtë kirurg, por që u shty për disa ditë, pasi mjekët vullnetar nuk ishin të pajisur me lejet përkatëse për kryerjen e kësaj veprimtarie në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Podujevës e kanë parandaluar një veprim të tillë, duke shtyrë në një afat të pacaktuar.
E derisa të vlerësohet nëse ata duhet vazhduar punën, krahas 200 fëmijëve nga Llapi, mbeten në pritje edhe shumë fëmijë në komunat e Ferizajt e Drenasit që ishin radhë të bëhen synet, transmeton Klan Kosova.
Kronikë nga Flutra Nushi.