Lajmet e fundit

Është anuluar seanca për grupin e Kumanovës e cila ishte paraparë të mbahej sot.
Shkaku i anulimit të seancës është gjendja shëndetësore e të akuzuarit Dem Shehu i cili ndodhet në burgun e Shtipit.
Mjeku i burgut ka konstatuar se i burgosuri Dem Shehu ka baktere e cila ka përkeqësuar gjendjen e tij shëndetësore dhe ai nuk është në gjendje ta ndjekë seancën.
Lajmin e ka konfirmuar avokati mbrojtës Mefail Asllani, shkruan Alsat M.
Sot ishte caktuar vazhdimi i seancës gjyqësore për rastin Kumanova, me leximin e deklaratave të dëshmitarëve mbrojtës