Lajmet e fundit

Samiti i anëtarëve të BE-së i cili është planifikuar të mbahet ditën e diel është shtyrë.
Anulimi i tij u publikua në Twitter nga presidenti i KE-së, Donald Tusk, transmeton Klan Kosova.
"Kam anuluar samitin e liderëve të BE-së. Presim rifillimin pas marrëveshjes së Eurozonës", shkroi Tusk në rrjetin social.
Ministrat e financave të eurozonës shtynë bisedimet natën e kaluar dhe do të rifillojnë ato së shpejti.
Ndërkaq ministri grek i Financave Euklidi Tsakalotos po ndjek bisedimet në Bruksel, duke u përpjekur për të bindur kolegët e tij se qeveria e tij mund t'i besohet për të çuar përpara planin e tyre të reformave ekonomike.