Lajmet e fundit

Ministria e Financave ka marrë vendim për anulimin e konkursit për pozitën: Drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës.
Sipas Ministrisë së Financave, anulimi i konkursit është bërë për të bërë të mundur zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar nga Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Ambasadori britanik në Kosovë, Ruari O’Connell.
Sipas kësaj marrëveshje, ekspertët ndërkombëtar do të angazhohen në mbikëqyrjen e procesit të zgjedhjes së drejtorit që nga fillimi.
Përmes kësaj qasjeje sigurohet transparencë e plotë në procesin konkurrues dhe përzgjedhje e drejtorit vetëm në bazë të meritës dhe profesionalizmit, transmeton Klan Kosova.
Ky konkurs duhet të përsëritet derisa Ministria e Financave ka garantuar që përsëritja e këtij konkursi dhe zbatimi i Memorandumit të Bashkëpunimit do të ndikojë në zhvillimin e një procesi transparent dhe të besueshëm, ashtu siç ishte synuar me planin e rekrutimit të Ministrisë së Financave.