Lajmet e fundit
Pas tensionit të krijuar në Maqedoni pas sulmit të armatosur ku mbetën të vrarë 22 persona, ceremonia për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” për kryeministrin Edi Ramën dhe ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, është shtyrë.

Universiteti Shtetëror i Tetovës ka njoftuar se shtyrja e ceremonisë do të bëhet për një afat të pacaktuar.
Njoftimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës:
“Të nderuar, Për shkak të rrethanave të krijuara në vendin tonë, ceremonia e ndarjes së titullit Doctor Honoris Causa për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, shtyhet për një afat të pacaktuar kohor në të ardhmen. Për organizimin e ceremonisë së lartpërmendur, Universiteti Shtetëror i Tetovës do t’ju njoftojë paraprakisht”, citohet në deklaratën e Universiteti Shtetëror i Tetovës”.