Lajmet e fundit

Iniciativa e qytetarëve “Protestoj” përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se pas tri protestave të organizuara ku kërkohej shkarkimi i Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit, nuk do të ketë protesta të tjera.
Në njoftim përmenden partitë opozitare, të cilat sipas organizatorëve të kësaj iniciative kanë dështuar të kuptojnë rëndësinë e momentit dhe nuk janë bashkuar në reagim të përbahkët.
"PROTESTOJ i bën thirrje opozitës që të tejkalojnë ambiciet afatshkurta elektorale e të bashkohet për masivizimin e protestave për t’i ndalur pasojat që mund të shfaqen për shkak të keqqeverisjes dhe keqpërdorimit nga ana e presidentit të funksioneve të tij në politikën e jashtme".
"PROTESTOJ nuk sheh potencial për masivizim të protestave në këto kohë me kapacitet aktuale organizative të saj, prandaj i fton qytetarët që të angazhohen për rritjen e aktivizmit qytetar në favor të kauzave publike", thuhet në këtë njoftim, njofton Klan Kosova.
Më poshtë njoftimi i plotë:
#PROTESTOJ shpreh keqardhje për dështimin e opozitës që ta kuptojë rëndësinë e momentit dhe situatës për reagim të përbashkët me çrast do t’i tejkalonin dallimet e tyre për kauza më të rëndësishme.
Javëve që shkuan #PROTESTOJ u ka ofruar partive të opozitës bashkëpunim dhe u ka kërkuar që ato ta marrin përsipër organizimin dhe drejtimin e përbashkët të protestave me qëllim të masivizimit të tyre. Por ato kanë treguar paaftësi për ta bërë një gjë të tillë. Për hir të së vërtetës duhet thënë që Alternativa dhe PSD janë treguar të gatshme, ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje ka zgjedhur heshtjen. Ndërkaq LDK ka treguar qartë se nuk arrinë ta kuptojë konceptin e pacifizmit aq sa protestën nuk e konsideron si mjet legjitim të demokracisë.
#PROTESTOJ mendon se i vetmi institucion demokratik i denjë dhe kredibil në situatën në të cilën ndodhemi mbetet protesta.
#PROTESTOJ i bën thirrje opozitës që të tejkalojnë ambiciet afatshkurta elektorale e të bashkohet për masivizimin e protestave për t’i ndalur pasojat që mund të shfaqen për shkak të keqqeverisjes dhe keqpërdorimit nga ana e presidentit të funksioneve të tij në politikën e jashtme.
#PROTESTOJ nuk sheh potencial për masivizim të protestave në këto kohë me kapacitet aktuale organizative të saj, prandaj i fton qytetarët që të angazhohen për rritjen e aktivizmit qytetar në favor të kauzave publike.
Më poshtë gjeni kronikat e përgatitura nga Klan Kosova lidhur me tri protestat e organizuara ku kërkohej shkarkimi i Kryeprokurit të Shtetit, Aleksandër Lumezit: