Lajmet e fundit

Ushtria amerikane ka dërguar aksidentalisht mostra të gjalla të antraksit në nëntë laboratore në mbarë vendin si dhe në një bazë ushtarake amerikane në Korenë e Jugut, thotë Pentagoni.
Me këtë rast ,22 pjesëtarë të personelit ushtarak në Bazën Ajrore Osan që gjendet në Korenë e Jugut po marrin trajtim parandalues pasiqë mund të jenë ekspozuar ndaj këtyre mostrave.
Ndërkaq në Shtetet e Bashkuara të Amerikës katër civilë po marrin trajtim - edhe pse ata përballen me një "rrezik minimal"nga kjo materie.
Një laborator i Departamentit të Mbrojtjes në Utah "pa dashje" i ka dërguar mostrat.
Personeli në bazën e Koresë së Jugut mund të kenë ardhur në kontakt me antraksin gjatë një trajnimi tha ushtria amerikane, por deri tani asnjë nuk kishte treguar "shenja" të ekspozimit, raprton BBC, transmeton Klan Kosova.
Zëdhënësi i Pentagonit, koloneli Steve Ëarren ka bërë me dije se mostrat janë duke u shkatërruar në përputhje me protokollet e duhura